Ambasadori amerikan shprehet i zhgënyer me sistemin penal

Ambasadori amerikan shprehet i zhgënyer me sistemin penal

“Më lejoni të nënvizoj që respektimi i sundimit të ligjit kërkon njëtrajtshmëri të tillë dhe kjo veçanërisht është e vërtetë kur trajtohen të drejtat dhe nevojat e viktimave të krimit. Për këtë arsye, shpesh jam i zhgënjyer kur dëgjoj për shpërputhjen në trajtim nga sistemi penal i Kosovës”.

Ishte deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosmett, gjatë organizimit të “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Ai po ashtu tha se “disa viktima marrin ndihmë e disa të tjerë lihen të kujdesen për vetën”.

“Disa kryes të veprave mbahen në burg, e disa të tjerë lirohen. Disa viktima marrin ndihmë, e të tjerë lihen të kujdesen vet për vete. Disa të pandehur akuzohen për shkelje të rëndë, kurse të tjerët, që e kanë kryer veprën e njëjtë, përballen me akuzë shumë më të lehtë – disa përballen me dënime të rënda, kurse të tjerët paguajnë gjobë të papërfillshme”, tha ambasadori.

“E kuptoj që jo të gjitha krimet dhe rrethanat janë të njëjta, por mungesa e parashikueshmërisë dhe njëtrajtshmërisë në këto raste i dëmton proceset dhe sukseset tuaja. Rrjedhimisht, e dëmton besimin e qytetarëve”, tha për më shumë Kosmett. /Insajderi.com