Ambasadori amerikan tregon se çfarë bisedoi me Albin Kurtin

Ambasadori amerikan tregon se çfarë bisedoi me Albin Kurtin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, deklaroi pas takimit me Albin Kurtin se e ka uruar këtë të fundit për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kosnett të martën shkoi në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në një vizitë të paparalajmëruar.

Nuk u deklarua për media pas takimit, por ka shkruar në Twitter.

Tha se duhet që të krijohet sa më shpejtë Qeveria e Kosovës.

“I kënaqur të takojë Albin Kurtin dhe të urojë Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkruan Kosnett.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë 47.85% nga votat e rregullta. /Insajderi.com