
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka deklaruar se nuk është vendim konstruktiv që Prishtina të vendosë tash reciprocitet ndaj Serbisë.
“Mos i vendosni tani. I merrni parasysh përderisa e zhvilloni strategjinë e përgjithshme. Çka do të më bënte më të lumtur, jo vetëm mua, por çka do të bënte edhe qeverinë time më të lumtur”, tha në Rubikon.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka si premtim elektoral reciprocitetin me Serbinë.
Qeveria ende nuk e ka përjashtuar mundësinë që reciprociteti me Serbinë të vendoset përsëri.
Ambasadori amerikan, foli edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit, votime që i cilësoi si pozitive, pasi sipas tij qytetarët e Kosovës kanë dashur ndryshim.
Ai po ashtu tha se kosovarët janë shumë të pakënaqur me nivelin e lartë të korrupsionit. /Insajderi.com