Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për ndihmën ndaj Shqipërisë

Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për ndihmën ndaj Shqipërisë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka përgëzuar institucionet e vendit për heroizmin dhe përkushtimin për të shpëtuar jetë pas tërmetit në Shqipëri.

“Këtë javë, ne të gjithë kemi parë skenat tragjike, pas një numri të tërmeteve shkatërruese që ndodhën në Shqipëri. Bashkëndjejmë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne po ashtu kemi parë një përgjigje të shkëlqyeshme dhe të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Unë dua të përgëzoj ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë derisa rrezikonin jetën e tyre”, tha ambasadori britanik.

Kujtojmë se nga tërmeti i së martës në Shqipëri kanë humbur jetën 49 persona, ndërsa mbi 900 të tjera janë lënduar.