
Ruairi O’Connell në përgjigjen ndaj një komentuesi në rrjetin social facebook, e ka konfirmuar se disa shtete i kanë tërhequr njohjet për Kosovën.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë justifikim për këto veprime.
“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe Sovran”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit britanik.
Gjatë kohëve të fundit Serbia ka rritur lobimin te disa shtete për të tërhequr njohjet për Kosovën.
Në më shumë se 7 raste, Minsitria e Jashtme është detyruar të demantojë pretendimet e Serbisë.
Ende nuk dihet se për cilat shtete e ka pasur fjalën ambasadori O’Conell kur ka konfirmuar se kanë tërhequr njohjen.