
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Abbott ka uruar edhe nënkryetarët e Kuvendit dhe gjithë deputetët e zgjedhur.
“Urime për Glauk Konjufcën dhe nënkryetarët e zgjedhur. Ju uroj atyre dhe Kuvendit të ri të gjitha të mirat”, ka shkruar Abbott.
Konjufca është zgjedhur kryeparlamentar në seancën e sotme konstituive, me gjithsej 69 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim. /Insajderi.com