Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ka deklaruar se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Kosovë" />

Ambasadori çek: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në çështjen e pandemisë

Ambasadori çek: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në çështjen e pandemisë

Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ka deklaruar se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në çështjen e pandemisë, njofton Insajderi.

Ai ka theksuar se Çekia, si kryesuese e ardhshme e Bashkimit Evropian, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor.

Këto deklarata Bilek i ka bërë të martën, në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit e ka falënderuar Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset e ndërlidhura me integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Kurti po ashtu e ka çmuar dhe angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë edhe në kuadër të grupit të Vishegradit, si edhe për kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s./Insajderi.com