Ambasadori Delawie reagon pas vdekjes së papritur të Vokrrit

Ambasadori Delawie reagon pas vdekjes së papritur të Vokrrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Republikën e Kosovës, Greg Delawie u ka shprehur ngushëllime tifozëve të Fadil Vokrrit, ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili ndërroi jetë të shtunën.

Siç ka thënë Ambasadori Delawie, ish-futbollisti i Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit që ndërroi jetë papritur të shtunën paradite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

“I bashkohemi ngushëllimeve për ata shumë tifozë të Fadil Vokrrit në vdekjen e papritur të tij. Kontributi i tij për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter.

Mëngjesin e së shtunës, Vokrri pësoi një atak kardiak që çoi në vdekjen e tij në moshën 57-vjeçare. /Insajderi.com