Ambasadori i Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ka deklaruar se marrëveshjet ndërmjet Prishtinës e Beogradit për të cilat është arritur pajtim duhet të zbatohen.
Ai gjatë një interviste për gazetën serbe “Politika”, ka thënë se rruga evropiane kalon pikërisht kah dialogu
“Rruga evropiane gjithashtu varet nga kjo. Rruga për këtë marrëveshje kalon përmes negociatave të udhëhequra nga BE në Bruksel, me mbështetjen e fortë të Francës”.
“Ajo që është rënë dakord tashmë duhet të zbatohet me mirëbesim dhe çështjet e reja duhet të zgjidhen në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme “, tha Falcon.
Ambasadori francez në Beograd shtoi se pos Turqisë të gjitha vendet që kanë aplikuar për anëtarësim në BE janë pranuar.
“Kur shoh një dekurajim të caktuar në Serbi, ju kujtoj se që nga viti 1957, të gjitha vendet që kanë aplikuar për anëtarësim në BE dhe të cilat kanë zbatuar reformat e nevojshme për ta arritur atë – përveç Turqisë, me të cilën negociatat janë ende duke vazhduar – janë bashkuar me BE ”. /Insajderi.com