Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të pavërtetë dokumentin “non-paper” të publikuar të hënën në media, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se mund të ekzistojë një dokument i tillë, por ka mohuar se është gjermano-francez.
Rohde ka shtuar se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga Bashikimi Evropian dhe Miroslav Lajçak.
“E ashtuquajtura ‘non paper’ gjermano-franceze e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është gjermano-franceze. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar ambasadori Rohde./Insajderi.com
The so called “German-French non paper” published by Koha Ditore is fake news! There might be a paper but it’s for sure not a German-French one. Our full support is for the EU-led dialogue led by EUSR @MiroslavLajcak as German FM Maas again underlined last Thursday in Pristina
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 27, 2021