Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur historike fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo parti ka fituar mbi 50 për qind të votave, njofton Insajderi.
Diplomati gjerman ka uruar VV-në për fitoren, ndërsa ka shtuar se një rezultat i tillë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të institucioneve.
“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave.
Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosovës”, ka shkruar Rohde në profilin e tij në Twitter./Insajderi.com