Ambasadori gjerman fotografohet me Kurtin jashtë selisë së Vetëvendosjes – tregon se a i pengoi flamuri kuq e zi

Ambasadori gjerman fotografohet me Kurtin jashtë selisë së Vetëvendosjes – tregon se a i pengoi flamuri kuq e zi

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ditë më parë ishte takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Fotografinë e takimit ata nuk e kishin bërë në zyrën ku zakonisht Kurti i pret mysafirët, e ku shihet edhe flamuri kombëtar, por në hyrje të selisë së partie.

A është flamuri i Shqipërisë arsyeja e që ai nuk ka publikuar fotografi nga ndonjë takim formal në zyrat e Vetëvendosjes, shpjegon vetë ambasadori.

“Pse duhet të jetë një fotografi në hyrje të ndërtesës së Lëvizjes Vetëvendosje! më pak e përshtatshme”?, ka thënë ai për Express kur është pyetur rreth kësaj çështjeje.

Më tutje ai ka folur edhe për simbolet e Kosovës.

“Qëndrimi i qeverisë sime ndaj simboleve të shtetësisë dhe shtetit të Kosovës është i njohur”.

“Unë personalisht mendoj që qytetarët e këtij shteti i kanë të gjitha arsyet për të qenë krenar me to dhe e shoh edhe popullaritetin në rritje për shembull në fushat sportive, duke qenë vetë një adhurues i madh i ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës”./Insajderi.com