
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancën ku do të zgjidhjet presidenti i vendit, përcjell Insajderi.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Rohde ka shkruar se pjesëmarrja është gjë vitale.
“Deklaratë e rëndësishme nga ushtruesi i detyrës së Presidentit, Konjufca. Vitale për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votimin e Presidentit. Bojkotimi i proceseve demokratike nuk është hap progresiv”, ka shkruar ai.
Të shtunën në orën 18:00 pritet të mbahet seanca ku do të votohet për presidentin./Insajderi.com