
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e quajti të papranueshme përplasjen mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës qe ndodhi sot, e enjte, në Kuvend, njofton Insajderi.
Të tilla për ambasadorin Rohde janë edhe “sulmet personale” kundër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Përplasja mes deputetëve të dy partive ka ndodhur pas deklaratave të ministres Gërvalla. Kjo e fundit, të cilës po i kërkohet dorëheqja nga PDK-ja, akuzoi këtë parti për votimin e Gjykatës Speciale./Insajderi.com
Today’s scenes in the Assembly were unbecoming for a Parliament. I also find the personal attacks against FM Gervalla unacceptable.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 6, 2021