Ambasadori gjerman: Ku është plani i qeverisë për kompromis me opozitën?

I dëshpëruar për shkak se nuk ka kaluar për herë të gjashtë radhazi Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, Jorn Rohde, ka pyetur qeverinë se ku e ka planin e saj për të bashkëpunuar dhe gjetur kompromis me opozitën.

Ambasadori gjerman: Ku është plani i qeverisë për kompromis me opozitën?

Pasi dështoi – për herë të gjashtë me radhë – votimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në seancën e sotme parlamentare, ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, njofton Insajderi.

Rohde është shprehur i zhgënjyer që nuk po arrihet bashkëpunim dhe bashkërendim mes pozitës e opozitës për kalimin e këtij projektligji.

“I dëshpëruar të dëgjojë që në seancën e sotme parlamentare nuk ka kaluar për të gjashtën herë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ku është plani I qeverisë për gjetjen e kompromisit me opozitën”, ka shkruar Rhode në Twitter.

Kuvendi dështoi ta kalojë projektligjin për herën e gjashtë pasi vetëm 58 deputetë morën pjesën në votim./Insajderi.com