
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kosovën.
Rohde ka shtuar se ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim.
“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërriti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Evropa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, është shprehur Rohde./Insajderi.com