Ambasadori gjerman para largimit nga Kosova: Po e pi makiaton e fundit

Ambasadori gjerman para largimit nga Kosova: Po e pi makiaton e fundit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, është larguar nga vendi ynë pasi ka përfunduar misionin e tij diplomatik.

Derisa ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Heldt ka postuar një fotografi në Twitter, ku ka shkruajtur se po e pi makiaton e fundit të mrekullueshme kosovare, para largimit nga Kosova.

“Kjo është kur e di se koha mbaroi. Portreti im në galerinë e ambasadës gjermane së bashku me paraardhësit e mi dhe pierjen e makiatos së fundit kosovare të mrekullueshme në aeroport”, ka shkruar Heldt.

Ai ka njoftuar poashtu se profilin e tij zyrtar në Twitter do t’ia dorëzojë pasardhësit të tij, Jorn Rohde, që do të arrijë në Kosovë pas pak ditësh. /Insajderi.com/