“Si do të shkojë ky vend përpara” – Ambasadori gjerman reagon rreth emërimit të “Ftyrës” në krye të agjencisë së pronave

“Si do të shkojë ky vend përpara” – Ambasadori gjerman reagon rreth emërimit të “Ftyrës” në krye të agjencisë së pronave

Christian Heldt, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shalës, i njohur si “ftyra” në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga 50 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Heldt përmes Twitter-it ka thënë se me Kosova duhet të zgjedh meritorët dhe jo personat që kanë lidhje politike.

“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për ata me kokat më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.

Përvec amabasadotrit gjerman, kanë reaguar edhe ambasadori i Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Kosovë. Ambasadori britanik Ruairi O’Conell madje ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP.