Ambasadori gjerman i sheh të rrezikshme paralajmërimet për ndërrimin e kufijve

Ambasadori gjerman i sheh të rrezikshme paralajmërimet për ndërrimin e kufijve

Ambasadori Gjerman në Serbi, Aksel Ditman ka bërë të ditur që deklaratat për ndërrimin e kufijve të Ballkanit janë të rrezikshme, duke shtuar se Gjermania nuk e pranon ndërrimin e kufijve.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Ditman tha se shtetet duhet ta ndalin tensionin në mes vete dhe të vazhdojnë përpara.

Ambasadori gjithashtu ka bërë të ditur që shtetin e Serbisë e sheh si faktor stabil.

Ditman është përgjigjur edhe në lidhje me aspiratat për “Shqipërinë e madhe”

“Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me këtë gjë, mirëpo tash është koha të vazhdojmë përpara dhe të ndalim tensionet”, ka thënë ai.

I pyetur në lidhje me sanksionet për politikanët në Prishtinë e Tiranë për shkak të deklaratave të rrezikshme, Ditman ka thënë se tash duhet të punohet vetëm për të ardhmen dhe në stabilizimin e saj./Gazeta Metro/