Ambasadori gjerman shpreson për një përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori gjerman shpreson për një përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde, ka deklaruar sot se ai shpreson për një përparim të shpejtë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Ai gjatë një takimi me kryeministrin Avdullah Hoit, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për menaxhimin e pandemisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike.

Nga ana e tij, kryeministri Hoti ripohoi qëndrimin e prerë të Kosovës se është koha për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy vendeve, e cila në thelb duhet të përmbajë njohjen reciproke.

Në këtë takim, diplomati gjerman shtroi edhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të kompanive private, duke pohuar gatishmërinë gjermane për investime në Kosovë./Insajderi.com