Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me liderin e Listës Serbe, Goran Rakiq, njofton Insajderi.
Ky takim u zhvillua vetëm një ditë pas sulmit që iu bë djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, e për çka u akuzua edhe Lista Serbe.
Kjo parti politike së fundmi është akuzuar edhe për manipulim me votat e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Këtë takim, Rohde e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter.
Rohde ka thënë se me Rakiqin ka diskutuar për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë.
Ai ka theksuar se në këtë takim është nënvizuar nevoja që akterët politik të tregojnë maturi.
“Sapo u takova me Goran Rakiq, diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, ka shkruar Rohde. /Insajderi.com
Just met Acting DPM Goran Rakic and discussed the elections and recent events and political developments. Underlined importance that all stakeholders now display political maturity pic.twitter.com/XhJkO2asBG
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2021