Ambasadori gjerman takohet me Ollurin: Sulmi ndaj drejtorit të Insajderit, i tmerrshëm

Ambasadori gjerman takohet me Ollurin: Sulmi ndaj drejtorit të Insajderit, i tmerrshëm

Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss u takua sot me gazetarin dhe drejtorin e Insajderit, Parim Ollurin dhe te fejuarën e tij, Gentijana Bajraj, zyrtare e Ambasadës Gjermane.

Ambasadori Voss shprehu simpatinë e tij dhe i uroi atij një shërim të shpejtë.

“Ky ishte një sulm i tmerrshëm. Shpresoj që keqbërësit të identifikohen së shpejti dhe të sillen para drejtësisë. Gazetarët përmbushin një rol shumë të rëndësishëm të monitorimit në një shoqëri demokratike”, ka deklaruar Voss.

Ai ka thënë se “siguria e gazetarëve është thelbësore për një të ardhme të begatë dhe demokratike të të gjithë qytetarëve të Kosovës “.

Olluri është sulmuar fizikisht nga tre persona, ende të panjohur për autoritetet, të mërkurën në mbrëmje. /Insajderi.com