
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente të vendit, shkruan Insajderi.
Ai tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e ngushtë me Kosovën.
“Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente të Kosovës. Gjermania do të vazhdojë të jetë një mik dhe partner i ngushtë për Kosovën. Unë pres që të punoj nga afër me ju në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”./Insajderi.com