Ambasadori gjerman: Zgjedhjet e reja janë gjëja e fundit që i duhen Kosovës

Ambasadori gjerman: Zgjedhjet e reja janë gjëja e fundit që i duhen Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve të reja janë gjëja e fundit për të cilën ka nevojë vendi aktualisht, përcjell Insajderi.

Rohde ka bërë thirrje që jostabiliteti politik të përfundojë, pasi ka thënë se “populli meriton stabilitet”.

“Mendimi im: jostabiliteti i zgjatur politik duhet të përfundojë – Kosova dhe populli i saj meritojnë stabilitet tash!

Një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash”, ka shkruar ambasadori gjerman në profilin e tij në Facebook.


Ndërkohë, formimi i institucioneve në Kosovë pritet të bëhet në fund të muajit mars.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci të martën ka bërë të ditur se seanca konstituive për legjislaturën e tetë do të mbahet më 22 mars/Insajderi.com