
Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grejçevci, ka dënuar sulmin ndaj xhamisë në Londër.
Përmes një postimi në Facebook, Greiçevci ka shkruar se shpreh keqardhje për të prekurit nga ky sulm.
E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj xhematit të xhamisë në Finsbury Park. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm si dhe familjet e tyre”, ka shkruar Grajçevci në llogarinë e tij.
Gjatë natës së mbrëmshme një person kishte goditur këmbësorët, pranë një xhamie në veri të Londrës duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë. /Insajderi.com