
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është deklaruar pas miratimit në parim të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Szunyog është shprehur i lumtur me hapin e sotëm të ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, për çka thotë se deputetët duhet të kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe akterët tjerë ndërkombëtarë në punën për finalizimin e këtij ligji.
“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë”.
“Shpresoj që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe aktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij ligji të domosdoshëm”, ka shkruar ai. /Insajderi.com