
“Viola Von Cramon nuk e përfaqëson Berlinin zyrtar”.
Kështu ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, Schieb ka thënë se “qëndrimi i Gjemanisë me kancelarin e ri s’ka ndryshuar”.
Por, është pyetur për kritikat që raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën ka dhënë për Beogradin zyrtar.
“Znj.Cramon është anëtare e Parlamentit Evropian nga partia e të Gjelbërve. Ajo flet në emër të saj. Deklaratat i jep si eurodeputete dhe nuk është pjesë e qeverisë federale. Ajo është pjesë e partisë së Gjelbër por ka pozitën e vet dhe s’është pjesë e qeverisë gjermane”, ka thënë ai.
Po ashtu ka shtuar se për Gjermaninë ka shumë rëndësi “zgjerimi i Bashkimit Evropian”.
Ndërkohë, Serbia i ka hapur edhe disa kapituj të tjerë. /INSAJDERI.COM