Ambasadori i Italisë: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira

Ambasadori i Italisë: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando ka kërkuar sot nga partitë politike që të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, duke përkujtuar se e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe se një gjë të tillë e meriton populli i saj.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, sot më herët ambasadorët e shteteve të Kuintit u bënë partive politike dhe kandidatëve për deputet që të përfshihen në një garë të ndershme dhe të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative./Insajderi.com