Ambasadori i Italisë uron kryeparlamentarin Konjufca

Ambasadori i Italisë uron kryeparlamentarin Konjufca

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Kosovën për konstituimin e Kuvendit si dhe Glauk Konjufcën për zgjedhjen në këtë institucion.

“Urime Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj Kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, ka shkruar në Twitter.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Parlamentit me 69 vota pro.

I vetmi deputet nga opozita që votoi pro tij ishte Xhavit Haliti.

Ai mori zyrtarisht detyrën nga Vjosa Osmani. /Insajderi.com