Edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka parashikuar rezultatin për ndeshjen në mes Kosovës dhe Maqedonisë- duke thënë se Kosova nuk e di çka është humbja dhe jo vetëm në sport.
“Rezultati do të jetë 3-1 për Kosovën. Kosova nuk di çfarë është humbja. Edhe në art edhe në kulturë, kemi qenë brilant. Artistët kanë qenë ambasadorët më të mirë. Besoj sonte do të triumfojë Kosova dhe do të na zbardhë fytyrën”.
Kosova paraqitet në këtë takim e tre mungesa të mëdha, përfshirë Vedat Muriqin, Milot Rashican dhe në fund Amir Rrahmani, që nuk është lejuar të largohet nga shteti Italian./Insajderi.com.