Ambasadori i Republikës së kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka konfirmuar se deri më tani nuk ka të dhëna nëse ndonjë kosovar është lënduar si pasojë e tërmetit 6.4 ballësh që ndodhi sot në Kroaci, njofton Insajderi.
Kasapolli tutje konfirmoi se deri më tani është shënuar një viktimë nga ky tërmet i fortë që goditi shtetin kroat sot.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Kasapolli e ka dhënë edhe numrin ku mund të paraqiten kosovarët që jetojnë në këtë vend.
“Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë që për raste urgjente te lajmërohen ne numrin emergjent te Ambasadës se Republikës se Kosovës ne Kroaci +385916037343”, ka shkruar Kasapolli. /Insajderi.com