Ambasadori i Kosovës në Maqedoni viziton komunën e Zhelinës

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni viziton komunën e Zhelinës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e veriut Gjergj Dedaj, i shoqëruar  nga konsuli i Republikës së  Kosovës në Shkup  Lindon Kqira vizitoi komunën e Zhelinës.

Në komunikatën për shtyp të komunës së Zhelinës theksohet se kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu me ambasadorin Dedaj, janë zotuar se do të angazhohen që ende më shumë t’i forcojnë lidhjet institucionale, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit të kompanive afariste të cilat gravitojnë në Komunën e Zhelinës e të cilat synojnë të zgjerojnë aktivitetin afarist të tyre edhe në Kosovë, si dhe aktiviteteve të përbashkëta kulturore, e në veçanti projekteve lokale të përbashkëta të Komunës së Zhelinës me komunat binjake nga Republika e  Kosovës, raporton Insajderi.

“Është koha e ekonomisë dhe zhvillimit, dhe momenti më i volitshëm për këtë gjë, sikur sot, nuk ka qenë kurrë më parë”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga komuna  Zhelinës. /Insajderi.com