Ambasadori i Kosovës në Vjenë: Nuk ka informata për ndonjë shqiptar të prekur nga sulmi terrorist

Ambasadori i Kosovës në Vjenë: Nuk ka informata për ndonjë shqiptar të prekur nga sulmi terrorist

Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka deklaruar se nuk është identifikuar ndonjë shqiptar që të ketë përfunduar tragjikisht nga sulmi terrorist të hënën në Vjenë.

Një grup i armatosur terroristësh sulmuan disa njerëz në qendër të kryeqytetit austriak, njofton Insajderi.

Por, Pllana, theksoi se asnjë shqiptar nuk ka qenë pjesë e viktimave apo të lënduarve nga sulmi makabër.

“Informata të hollësishme nuk ka. Ne bazohemi në informatat e policisë. Nuk kemi informata që ka qytetarë tonë të prekur nga ky akt qyqarë. Bëjmë thirrje për kujdes, të mos dalin në rrugë, të evitojnë vendet publike dhe transportin publik’, tha ambasadori Pllana.

“Në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasadës si vijon: +43 676 7861865”, përfundoi ai. /Insajderi.com