Ambasadori i ri amerikan merr detyrën: Jam këtu për ta përkrahur Kosovën

Ambasadori i ri amerikan merr detyrën: Jam këtu për ta përkrahur Kosovën

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosnett në fjalën e tij ka thënë se Amerika do të jetë gjithmonë krah Kosovës.

“Unë kam shërbyer 15 vite më parë në Kosovë, dhe më vjen mirë që më është dhënë rasti të shërbejë sërish në Kosovë. Amerika është këtu për ta përkrahur gjithmonë Kosovën. Mendoj se marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA janë marrëdhënie të cilat nuk mund të krahasohen me asnjë marrëdhënie tjetër në botë”, ka thënë Kosnett, shkruan Insajderi.

Kurse sipas presidentit, Kosnett duhet të jetë krenar që do t’i shërbejë “vendit më proamerikan në botë”.

Ndryshe, Kosnett merr detyrën në ambasadën amerikanë në Kosovë pas ish-ambasadorit Greg Delawie, i cili pati përçuar gjithmonë mesazhin e miqësisë nga Kosova në Amerikë. /Insajderi.com