Kosovarët që udhëtojnë për Shqipëri nuk kanë nevojë që ta kenë testin PCR për COVID-19.
Kështu deklaroi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në drejtim të Shqipërisë për shtetasit Kosovës nuk do të ketë nevojë për teste apo PCR”, tha ai për Euronews Albania.
Kosova ka vendosur masa rigoroze anti-COVID, ku gastronomia do të jetë e mbyllur për 11 ditë.
Po ashtu pas orës 22:00 ka edhe orë policore. /Insajderi.com