Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka telefonuar mëngjesin e së enjten kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, përcjell Insajderi.
Në këtë bisedë telefonike, siç ka njoftuar Orlando, është diskutuar për formimin e institucioneve.
Ambasadori Italian është shprehur se Abdixhiku i ka thënë se po punon për të krijuar mbështetje rreth krijimit të institucioneve.
“Në një telefonatë miqësore këtë mëngjes urova Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së. Duke iu përgjigjur inkurajimit tim, ai tha se po punon për të krijuar mbështetje për krijimin e institucioneve. Unë e mirëprita pritjen e tij për një rol konstruktiv të opozitës”, ka shkruar Orlando në Tëitter.
In a friendly call this morning I congratulated @LumirAbdixhiku for his election as Chairman of @LDKzyrtare. Responding to my encouragement he said he is working to build support to forming institutions. I welcomed his expectation of a constructive opposition role.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/qnV9qDHSfh
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 18, 2021
Kujtojmë se, Lumir Abdixhiku është zgjedhur lider i LDK-së të dielën e 14 marsit. Isa Mustafa kishte paraqitur dorëheqjen nga pozita e të parit të këtij partie pas rezultatit të zgjedhjeve se 14 shkurtit. Kandidatë për këtë pozitë ishin paraqitur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni. Ky i fundit është tërhequr nga kandidimi të dielën pak para procesit të brendshëm zgjedhor./Insajderi.com