Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e votimeve.
Më 14 shkurt qytetarët e Kosovës drejtohen kah kutitë votimeve.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ambasadori tha se duhet të ketë zgjedhje transparente.
“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar Orlando në Twitter. /Insajderi.com