Pas vendeve të QUINT-it është edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, që u ka bërë thirrje liderëve politik që të mos e kërcënojnë njëri – tjetrin, njofton Klan Kosova.
“Ndërsa u them të gjithë liderëve që po takoj, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, nuk ka vend për kërcënime dhe sulme personale në demokraci”, ka shkruar Orlando në Twitter.
“Politikanët duhet të vendosin tonin e diskutimit civil. Ata ia kanë borxh njerëzve të Kosovës””.
Thirrjet për kujdes në gjuhë dhe tone nga ndërkombëtarët vijnë pasi ditëve të fundit është parë ashpërsim i gjuhës nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e krye-parlamentares Vjosa Osmani.
Derisa Osmani e ka akuzuar Thaçin për plane anti-kombëtare duke e quajtur edhe “gjarpër”, Thaçi në një studio televizive aludoi se familja e Osmanit mund të ketë të kaluar të përlyer./Insajderi.com