Ambasadori italian në Kosovë: Të mos ketë retorika që e pengojnë dialogun

Ambasadori italian në Kosovë: Të mos ketë retorika që e pengojnë dialogun

Të mbyllen retorikat që mbyllin rrugët për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë, ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka kërkuar që dy shtetet të jenë konstruktive në dialog.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një mundësi me rëndësi historike, që të dyja palët tani duhet ta kuptojnë seriozisht, duke u angazhuar me mirëbesim në proces dhe me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje përfundimtare që ndan të kënaqur qytetarët e dy vendeve”, tha ambasadori.

National flag of Italy waving into blue sky

“Në veçanti, të dyja palët duhet të shmangin retorikë që mbyll hapësirën për negociata dhe kufizon potencialin për ndryshime para dhe pas takimeve”, deklaroi ai për Nova.

Pos për dialogun, ka folur edhe për investimet italine në Kosovë, duke shtuar se “janë enorme”.

Sipas tij, në gjysmën e parë të vitit 2021, tregtia ndërmjet Italisë dhe Kosovës shkoi në 100 milionë euro, një rritje prej 106 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2020.

Italia është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com