Ambasadori italian uron Kosovën

Ambasadori italian uron Kosovën

Ambasadori i Italisë në vend, Nicola Orlando, ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përcjell Insajderi.

Ai ka cituar presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, i cili i ka shkruar letër Vjosa Osmanit pikërisht për nder të 17 shkurtit.

“Siç shkroi Presidenti Mattarella, # Italia mbetet në krahun tuaj, duke mbështetur me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin tuaj për reformat, në rrugën drejt shtëpisë sonë të përbashkët Evropiane”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Për nder të kësaj date edhe ambasada amerikanë ka shprehur urim. /Insajderi.com