
Nicola Orlando, ambasadori italian në Kosovë, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj në krye të shtetit, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se Italia është e përkushtuar të punojë edhe më tutje për të forcuar partneritetin mes dy vendeve dhe për ta mbështetur Kosovën drejt anëtarësimit euro-atlantik.
“Urime Vjosa Osmani Sadriut për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës. Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës”, ka shkruar Orlando./Insajderi.com