Ambasadori italian viziton Ferdonije Qerkezin: U preka thellë nga dëshmia e saj

Ambasadori italian viziton Ferdonije Qerkezin: U preka thellë nga dëshmia e saj

Me rastin e Ditës Kombëtare të të Zhdukurve, ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin.

Qerkezi ka humbur gjithë familjen e saj më 27 mars, kur forcat serbe u futën në shtëpinë e saj në Gjakovë dhe ia morën me dhunë burrin dhe katër djemtë.

Përmes një postimi në Twitter, Orlando ka shkruar se është prekur nga dëshmia e saj për dhimbjen dhe humbjen.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë u preka thellë nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezi për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar ai./Insajderi.com