Ambasadori izraelit në Serbi: Ende nuk e kemi njohur Kosovën teknikisht, por nuk ka kthim mrapa

Ambasadori izraelit në Serbi: Ende nuk e kemi njohur Kosovën teknikisht, por nuk ka kthim mrapa

Ambasadori i ri izraelit në Serbi, Jahel Vilan, deklaroi se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën.

“Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke vazhduar ose se mund të kthehet prapa”, tha Vilan në një intervistë për ‘Politika’, transmeton Insajderi.

I pyetur pse Izraeli ndryshoi mendim për pavarësinë e Kosovës pas 12 vjet refuzimi për ta njohur atë, Villan tha se kishte dy arsye pse njohja e Kosovës ishte një problem – e para ishte që njohja e një lëvizje të tillë të njëanshme mund të përfitonte nga palestinezët, dhe e dyta është marrëdhënia me Serbinë.

Ai vlerësoi se ishte vërejtur përparim në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. /Insajderi.com