Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Mancheng thotë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është më e rëndësishmja për Serbinë dhe integritetin territorial të saj dhe vlerëson se për zgjidhjen e një çështjeje aq të rëndësishme nuk duhet përcaktuar afate kohore.
“Është thjesht mendimi im personal, nuk është zyrtar. Kur është fjala për çështjen e Kosovës, kjo ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Kjo është çështja më e rëndësishme për një vend, qeverinë dhe popullin”, tha Li për RTS.
Ai përmendi shembullin e Kinës, e cila ka pritur gati 100 vjet për të zgjidhur çështjen e Hong Kongut dhe Makaos.
“Në Hong Kong ishin anglezët, kurse në Makao portugezët”, kujton Li.
Ai tha se Kina sot është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe ende nuk e ka zgjidhur problemin e saj, çështjen e Tajvanit, përcjell telegrafi.
“Për një çështje të tillë të madhe, askush nuk duhet lejuar të zgjidhet brenda pak muajsh. Normalisht, nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord për 10 ditë, unë e mbështes, përshëndes”, tha Li.