Ambasadori Kosnett uron për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Ambasadori Kosnett uron për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar popullin amerikan me rastin e përvjetorit të 245 të Pavarësisë së SHBA-së.

Në një aktivitet virtual të organizuar të dielën, Philip Kosnett, u shpreh se sikurse Amerika edhe Kosova është shtet multientik, por që të dyja mund të përfitojnë nga kjo.

Në këtë adresim të tij, Kosnett tha se duhet të jetë “një Kosovë për të gjithë kosovarët, një Amerikë për të gjithë amerikanët, pa dallime”.

Ambasadori amerikan tutje tha se angazhimi i përbashkët në shumë fusha mes Kosovës dhe SHBA-së, nuk duhet të ndalojë.

Në kuadër të kësaj paraqitje, janë prezantuar edhe rrëfime të studentëve kosovarë, që kanë përfituar në fusha të ndryshme profesionale edukimi nga asistenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com