Ambasadori i Kosovës thotë se ekziston një mënyrë që Rusia ta njoh Kosovën

Ambasadori i Kosovës thotë se ekziston një mënyrë që Rusia ta njoh Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Graiçevci, ka dhënë një intervistë për huffingtonpost, ku mes të tjerash ka folur për historinë e Kosovës si dhe për problemet e vazhdueshme që Serbia po ia shkakton Kosovës.

Graiçevci mes të tjerash ka folur për mos aplikimin e Kosovës në OKB për sic ka thënë ai, shkak të kërcënimeve të Rusisë, shkruan Insajderi.

“Ne ende nuk kemi aplikuar për anëtarësimin në OKB për shkak të kërcënimeve të Rusisë. Në mënyrë efektive dhe për shkak të saj, vendi im nuk ka një certifikatë lindjeje që vërteton se ekziston zyrtarisht. Kjo na e bën jetën të vështirë për ne, pasi nuk mund të aplikojmë për anëtarësim në BE pa të”, ka thënë Graiçevci.

Sipas Graiçevcit, Rusia në këmbim të njohjes së Kosovës kërkon diçka nga BE, për të cilën sipas tij BE nuk është e gatshme ta paguajë.

“Ne dyshojmë se Rusia po bllokon anëtarësimin tonë për shkak të interesit të vet kombëtar. Vëllazëria ortodokse mes Serbisë dhe Rusisë është vetëm një pjesë e tregimit. Ndoshta Kosova është një element i vogël i bisedimeve? Rusia mund të kërkojë diçka në këmbim për njohjen e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare mund të mos jetë e gatshme të paguajë çmimin për të”, ka deklaruar Graiçevci./Insajderi.com