Ambasadori që erdhi në Kosovë me targa të Beogradit

Ambasadori që erdhi në Kosovë me targa të Beogradit

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad, ka komentuar deklaraten e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili Preshevën dhe Bujanocin tha se janë pjesë e Kosovës lindore.

Për këtë ambasadori i Bjornstad në një intervistë për Blic ka thënë që duhet të rregullohen kufijtë dhe se mos të çuditet Serbia kur pjesët e saj të quhen Kosovë Lindore.

Duke komentuar pretendimin e Haradinajt se jeta në Kosovë është krejtësisht e sigurt për serbët, ambasadori norvegjez thotë se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër të gjithëve, por që ai beson se jeta në Kosovë është e sigurt për serbët.

“Dëgjoj që njerëzit flasin për rreziqet e vizitës në Kosovë, kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit dhe nuk më ka ndodhur asnjë incident,” thotë Bjornstad.

Ai shton se nuk mohon se incidentet ndodhin, por beson se ata që nuk e kanë vizituar Kosovën e ekzagjerojnë rrezikun. /Insajderi.com