
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoks në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook për këtë ditë ka uruar që të ketë paqe dhe lumturi në mbarë botën.
“Dëshiroj të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta gjithë komunitetit ortodoks që festojnë Pashkët në Kosovë dhe në mbarë botën duke ju uruar paqe dhe lumturi”, ka shkruar O’Connell.