Ambasadori përkrah gratë kosovare: Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin

Ambasadori përkrah gratë kosovare: Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka sukses vetëm kur udhëhiqet nga gratë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka ftuar të gjithë të ndajnë tregimet për gratë udhëheqëse.

“Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin! Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në Kosovë!”, ka shkruar Kosnett.

Këtij shkrimi ambasadori Kosnett i ka bashkangjitur edhe një foto me disa gra kosovare të cilat janë cilësuar si gra të fuqishme në Kosovë. /Insajderi.com