Stagnimi i bisedimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e koalicionit qeverisës, ka vu në lëvizje ambasadorët e vendeve të fuqishme që janë të akredituar në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka shkuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ende nuk dihet zyrtarisht nëse Kosnett do të kërkojë nga partia e Isa Mustafës që të arrijë koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit.
Në LDK sot ka qëndruar edhe ambasadori William Wolker.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja po kërkon postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin e mbanë Glauk Konjufca, post i cili tashmë për ta është i kryer.
Ndërsa, në anën tjetër në LDK thonë se po presin Lëvizjen Vetëvendosje që t’i ftojë në takim, por tani vetëm për marrëveshje. /Insajderi.com